Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në kryeqytetin gjerman, Berlin, në kuadër të një vizite zyrtare.
Gjatë vizitës njëditore, Rama pritet të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Një ditë më pas ai do t’i drejtohet Brukselit, ku është parashikuar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.
“Berlin – Për një vizitë intensive takimesh e komunikimesh me qeverinë, parlamentin, sipërmarrjen, botën akademike.”- shkruan Rama në një foto të postuar në Twitter.
Kryeministri pritet të kthehet në Tiranë pasditen e 2 prillit, ku është parashikuar një takim me Xhonatan Moore, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili pritet të vijë nesër në Tiranë.