Home Aktualitet Autopsia e Ilir Karelit: “Tortura barbare, i kane shkulur zemren”

Autopsia e Ilir Karelit: “Tortura barbare, i kane shkulur zemren”

540
0

ilir-karreliSkandal grek me vdekjen e Ilir Karelit. Shqiptarit që vrau gardianin në burgun e Malandrinos i është shkulur zemra dhe nxjerrë njëri sy. Torturat çnjerëzore që i shkaktuan vdekjen në qelitë e burgut të Nigritës janë konfirmuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët, me urdhër të Prokurorisë së Fierit i bënë autopsinë të ndjerit, Ilir Kareli alias Kudret Kume.

Hetimet për rastin në fjalë, nisën pas denoncimit që bëri vëllai i viktimës, i cili këmbëngulte se 40-vjeçari kishte gjetur vdekjen nga torturat çnjerëzore që i ishin bërë në qelitë e burgut. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë në dritë fakte të tjera tronditëse, që dëshmojnë dhunën barbare dhe të pamëshirshme ndaj Karelit, i cili goditi për vdekje me thikë gardianin Jorgos Cironis, pasi nuk i dha leje të takonte nënën. Sipas ekspertizës paraprake rezulton se kufoma e Karelit është dhunuar barbarisht. Skandali duket se merr përmasa të mëdha, pasi ekspertët e mjekësisë ligjore kanë konstatuar se të ndjerit Kareli i ishte shkulur zemra. Gjithashtu, mjekoligjorët kanë konstatuar thyerje të kafazit të kraharorit të viktimës, mungesë të thonjve, shputat e këmbëve të të ndjerit ishin të thyera, ndërsa shputat e duarve, të djegura dhe të lidhura me zinxhir. Sipas të dhënave që “GSH” ka siguruar nga grupi hetimor, rezulton se Ilir Kareli ka pasur dëmtime të mëdha në kokë. Një tub metalik i është futur në pjesën e pasme të kokës dhe i ka dalë në sy, duke ia nxjerrë tërësisht. Torturuesit kanë tentuar t’i shkulin dhe organet gjenitale.

HETIMET PËR VDEKJEN
Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit, vëllai i Ilir Karelit denoncoi në policinë e Fierit torturat çnjerëzore që ishin bërë mbi trupin e njeriut të tij në burgjet greke, prej nga kishte gjetur dhe vdekjen. Mbi bazën e këtij denoncimi, prokuroria nisi hetimet për të hedhur dritë mbi krimin makabër, që në fakt ka shokuar mbarë opinionin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe atë grek. Prokuroria e Fierit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe dëmtimet e mundshme që i ishin shkaktuar të ndjerit. Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen autopsinë e viktimës në prani të një prokurori dhe u ndodhën përpara fakteve tronditëse: jo vetëm që Ilir Kareli ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore, por të ndjerit i ishte shkulur dhe zemra. I kontaktuar nga “GSH”, kreu i Prokurorisë së Fierit, Ardian Ylli pohoi se rezultati i ekspertizës del pas dy javësh. “Paraprakisht, – thekson Ylli, – trupi ka pasur shumë goditje e thyerje dhe vdekja ka ardhur si rezultat i dhunës së ushtruar”. Drejtuesi i prokurorisë nuk pranoi të komentonte nëse viktimës Ilir Kareli i ishte shkulur zemra, duke theksuar se duhet të presë rezultatet e autopsisë. Ndërkaq, zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme pohoi se autoritetet greke nuk u kanë vënë në dispozicion autopsinë e viktimës, por vetëm aktin e vdekjes së tij, ndaj për këtë shkak u urdhërua kryerja e ekspertizës mjekoligjore. Ilir Kareli gjeti vdekjen në burgun e Nigritës në Greqi, ku ishte transferuar pas vrasjes në burgun e Malandrinos të gardianit grek Jorgos Cironis. Autoritetet greke kanë nisur hetimin për vdekjen e Karelit, që mund të konsiderohet një skandal i autoriteteve, dhe pritet përfundimi i tyre për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e aktit makabër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here