Home Aktualitet SMS-të e Karelit: Gardianit i dhashë 60 mijë euro

SMS-të e Karelit: Gardianit i dhashë 60 mijë euro

642
0

karreliGozhda ime u këput. Gardianin që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tri ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta trembur, për ta çarë, por goditja e mori keq dhe ai vdiq. Mua tashmë do të më vrasin, s’më lënë të gjallë”.

Ky është mesazhi që Ilir Kareli i dërgoi në telefonin celular kushëririt të tij, ditën që vrau gardianin grek, Jorgos Cironis në burgun e Malandrinos. Teksa vuante dënimin në burgun e Malandrinos, Kareli ka pasur edhe të tjera komunikime telefonike me kushëririn e tij, pasi sikurse thekson ai, mbante celular në qeli.

Përmes një tjetër mesazhi, Kareli i rrëfente kushëririt torturat çnjerëzore që po pësonte në qeli. “Para se të të shkruaj këtë SMS, mua gardianët më futën shkopin e gomës në …. Ky gardiani më ka torturuar gjatë gjithë kohës. I kam dhënë 60 mijë euro që të më japë tri ditë leje për të takuar mamanë e sëmurë. Më ka mashtruar. Po më mbajnë kot në burg. Kam një vit që më ka mbaruar dënimi. Kur më rrahin, më thonë, ‘rri aty, këlysh kurve, se ju shqiptarët të gjithë kështu jeni’.

Na ndihmoni, njoftoni shtetin shqiptar të bëjë ndonjë gjë”, shkruan Kareli. Ai i kërkon ndihmë kushëririt që të njoftojë autoritetet shqiptare, me shpresën se do të ndërhynin për të ndryshuar gjendjen skandaloze ku ndodhej ai dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë që ndodhen në burgjet greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here