Home Bota Turqi, 18 ndërtesa shemben nga një tërmet 5.7 ballë

Turqi, 18 ndërtesa shemben nga një tërmet 5.7 ballë

605
0

Të paktën 18 ndërtesa janë shembur në lindje të Turqisë nga tronditjet e një tërmeti 5.7 ballë, i cili e kishte epiqendrën 16 km larg qytetit Van, ku dhe u shembën ndërtesat. Në ndërtesat e shembura përfshihen dy hotele dhe një shkollë.

Goditja e tërmetit sipas qendrës sizmologjike turke është shënuar në orën 20:23 minuta. Televizioni turk TRT raporton se mbi 35 persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Rreth 1 400 tronditje pas tërmetit 7.2 ballë që goditi Turqinë tre javë më parë, tërmet i cili shkaktojë rreth 600 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here