Home Aktualitet Akuzat e Dick Martyt,kryeprokurori i EULEX-it në Tiranë

Akuzat e Dick Martyt,kryeprokurori i EULEX-it në Tiranë

495
0

Akuzat e publikuara në raportin e ish-senatorit zvicerian Dick Marty për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë ka sjellë në Tiranë kryeprokurorin e EULEX-it Clint Williamson.

Në axhendën e kryeprokurorit të EULEX-it është parashikuar një takim sot me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.

Vizitën e kryeprokurorit të Eulex-it në Shqipëri e kishte paralajmëruar më herët edhe shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite në Tiranë.

Gjatë vizitës në Shqipërisë De Marnac vlerësoi gadishmërinë e qeverisë shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga ish-senatori zvicerian Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës të datës 7 janar 2011.

Ndërkohë hetimet paraprake për pohimet e ish-senatorit Marty EULEX i kanë nisur më 27 janar të vitit 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here