Home Aktualitet Bujar Nepravishta largohet nga kreu i ERE

Bujar Nepravishta largohet nga kreu i ERE

734
0

Bujar Nepravishta, kreu i Entit Rregullator të Energjisë ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga ky institucion, ndërsa arsyet e dorëheqjes do të jepen nga vetë zoti Nepravishta në një konferencë për shtyp të parashikuar për t’u zhvilluar në orën 11.00 të paradites së sotme.

“Bujar Nepravishta nuk është shkarkuar pasi shkarkimi mund të bëhet vetëm nga Kuvend, i cili dhe e ka emëruar”- sqaron Enti Rregullator i Energjisë.

Zoti Nepravishta ka mbajtur detyrën e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë prej më shumë se 6 vitesh, që nga koha kur maxhoranca e djathtë erdhi në pushtet.

Njoftime të pakonfirmuara të publikuara sot në media bënë të ditur se largimi i tij mund të jetë motivuar nga probleme të ndryshme, që mund të kenë lindur me mosndryshimin e tarifave në fund të 2010-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here