Home Aktualitet Vdekja e Emmy-t, nesër masa e sigurisë për biznesmenin kosovar

Vdekja e Emmy-t, nesër masa e sigurisë për biznesmenin kosovar

911
0

Azis Kelmendi, biznesmeni 47-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua si i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Idersha, e njohur me emrin e artit “Emmy”, do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. Këngëtarja 22-vjeçare s’mundi t’i mbijetojë goditjes fatale që mori në pjesën e pasme të kokës, kur makina e biznesmenit kosovar e përplasi në tokë.

Dëshmitarja okulare, këngëtarja nga Prishtina, Valza Bajra ka thënë se ato të dyja ishin në një lokal ku këndonte Dafina Zeqiri, kolegia e tyre, e ku mendohet të ketë nisur gjithë sherri me të dashurin e Emmy-t.
Sipas dëshmitares përplasja e vajzës ka ardhur si pasojë e ecjes indietro të makinës luksoze të kosovarit biznesmen. Nga ana e tij 47 vjecari ka thënë se Emmy kishte tentuar të ngjitej me forcë në automjetin e tij “Tuareg” dhe se prej aty kishte rrëshqitur duke rënë në tokë.

Dje pasdite trupi i të resë është nxjerrë nga morgu dhe është dërguar në shtëpinë e saj pranë zonës së liqenit Artificial nga ku do i jepet dhe lamtumira e fundit. Gazeta Shqiptare shkruan se Emmy, 22 vjece do të përcillet për në banesën e fundit e veshur me të bardha.

Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është një nga këngëtaret e njohura të muzikës. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse të dua ty”, “Rastësisht u pamë”, “A ma jep”, etj. Këngëtarja ka qenë gjithashtu prezent në disa kompeticione muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here