Home Sociale Maturantet i nenshtrohen sot provimit te fundit

Maturantet i nenshtrohen sot provimit te fundit

743
0

maturanteMbi 50 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, që është ai lëndëve me zgjedhje. Ky është testi i fundit që maturantët duhet të dalin me sukses në mënyrë që të vazhdojnë pastaj degën që ata preferojnë.

Për tre orë maturantët do t’i nënshtrohen dy provimeve të lëndëve që ata kanë zgjedhur nga 26 në total ndërsa për shkollat profesionale të rinjtë do t’i nështrohen lëndëve specifike. Këtë vit risia ka qenë se maturantët kanë zgjedhur vetëm dy lendë, që minimumi duhet të kishin 8 kredite.

Ndërsa vitin që shkoi ata mund të zgjidhnin 2-3 lëndë me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka marrë masa që provimi i lëndëve me zgjedhje të zhvillohet në 203 ambiente. Provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:00, ku çdo maturant do të ketë kohë një orë e 30 minuta, për çdo lëndë që ka zgjedhur.

Mbi bazën e degëve që maturantët do të përcaktojnë në formularin A2, dhe pikëve që do të marrin në këto provime, plus notat e dy provimeve me detyrim dhe ajo mesatare, do të përllogariten edhe shanset e tyre për në universitet.

TESTI

Testi i secilës lëndë do të përmbajë 20 kërkesa, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe që vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë

Ministria e Arsimit ka përcaktuar që formati i pyetjeve do të jetë 10 me alternativa dhe 10 me zgjidhje, ku përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativë vlerësohet me një pikë, ndërsa pyetjet me zgjidhje vlerësohen në bazë të kërkesave që ato kanë, që do të thotë një pikë për çdo kërkesë.

Në total, testi do të vlerësohet me 40 pikë dhe ndërtohet në tre nivele: 40 % e pyetjeve janë të nivelit të parë, 40 % të nivelit të dytë, 20 % të nivelit të tretë. Sakaq, shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe përqindjes që zë secila linjë në programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore.

Bazuar në përqindjen e çdo linje në test, maturantët duhet të kenë parasysh faktin se temat që kanë peshën më të madhe do të kenë rrjedhimisht edhe më shumë pikë. Kjo do të thotë se dhe numri i pikëve në testin e përgjithshëm, që do të zënë këto linja do të jetë më i madh, krahasuar me linjat e tjera.

Gjithashtu për ato linja të cilat përfaqësohen me një peshë të vogël në programin e vlerësimit, por dhe që kërkojnë kohë të gjatë në zgjidhjen e ushtrimit, për vetë karakterin e linjës, do të trajtohen si kërkesa me alternativa në trajtën e koncepteve.

Pyetjet me alternativa do të kenë nga një pikë secila ndërsa ato me zgjidhje do të jenë të hapura dhe do të vlerësohen me aq pikë sa ka kërkesa.

MATURATËT PARA 2006

Të drejtë për të dhënë testimin, kanë dhe ata që kanë fituar Dëftesë Pjekurie përpara vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, por ju njihen vetëm dy provime të detyruara. Në këto kushte ata do të duhet të japin edhe provimet me zgjedhje në mënyrë të tillë që të mund të përfshihen në garën e pranimeve në universitete.

ÇFARË DUHET TË KENË PARASYSH

1. Ata duhet të mos kenë me vete asgjë metalike ( telefon celular, varëse,
monedha, çelësa etj ) sepse do të hyni në shkollë vetëm pasi
të skanoheni. (drejtoria nuk mban përgjëgjsi për to).
2. Duhet të jenë të veshur me uniformën e shkollës.
3. Duhet të kenë një mjet identifikues (kartë identiteti, pasaportë). – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/maturantet-sot-japin-provimin-e-fundit-ate-te-lendeve-me-zgjedhje-164686.html#sthash.ql1rLEFM.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here