Ndërkohë që KFOR-i bën thirrje për heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës, serbët nuk i marrin parasysh këto vërejtje. I ashtëquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka thënë se serbët në Veri, do të qëndrojnë në barrikada, derisa në pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak të largohen zyrtarët doganorë kosovarë.
Pasditen e sotme, KFOR-i ka hedhur në Veri pamflete me vërejtjet që barrikadat janë jolegale. Kjo sipas tij po bëhet në mënyrë që të pengohet integrimi i veriut në institucionet kosovare. Sot pasdite, me helikopterë, KFOR-i ka
shpërndarë mesazhe për serbët në barrikada. Ata kanë hedhur pamlfete në të cilat shkruhej se KFOR-i e pranon të drejtën për protesta paqësore, por barrikadat janë të jashtëligjshme. Aty thuhet se KFOR-i në bazë të rezolutës 1244 e ka për qëllim të kthejë lirinë e lëvizjes.