Home Aktualitet Rozana Radi kërkohet nga policia

Rozana Radi kërkohet nga policia

547
0

Fletëthirrje për këngëtaren, e cila nuk është paraqitur pas dy kërkesave në gjykatë.

Edhe kur ajo nuk është në Shqipëri përbën lajm. E madje rasti i sotëm është i tillë, që ajo përbën lajm, pikërisht sepse nuk ndodhet në Shqipëri… E habitshme ndoshta, por ja që këngëtarja Rozana Radi kërkohet në vendin e saj. Këtë herë jo nga miqtë apo gazetarët, por nga policia! Çfarë ka bërë këtë herë do të thoni ju…? As më shumë e as më pak, thjesht nuk është paraqitur në gjykatën e Tiranës.

Këngëtarja Radi ka munguar në dy në seancat gjyqësore, ku është në cilësinë e të dëmtuarës pas sherrit me kolegen e saj Rezarta Shkurta. Sipas rregullave të gjykatës në të tilla raste, kur personi mungon dy herë rresht gjatë seancave atëherë vë në lëvizje policinë për të gjetur personin, të cilën (Rozanën) nuk kanë mundur ta kontaktojnë as me telefon, për shkak se ajo e ka të fikur prej ditësh atë. Kanë qenë datat 21.07.2011 dhe 07.09.2011, ditët e seancave gjyqësore për çështjen ku paditet Shkurta për plagosje të lehtë ndaj Radit. Në datën e parë të seancës kanë munguar të dyja këngëtaret, ndërsa në të dytën ka qenë Rozana ajo që nuk është paraqitur.

Seanca gjyqësore është shtyrë, ndërsa pritet që policia të gjeje këngëtaren Radi. Nga informacionet e gazetës, këngëtarja Radi ndodhet për pushime në Kosovë. Kështu që me këtë rast po i japim edhe një orientim policisë…mapo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here