Home Sport Spektakël në Madrid, Barça “prek” mbretin

Spektakël në Madrid, Barça “prek” mbretin

559
0

Lionel_Messi_vs_Cristiano_RonaldoMbyllet në barazim takimi i parë luajtur në Madrid mes Realit dhe Barcelonës. Golit të Fabregas iu kundërpërgjigj qendërmbrojtësi Varane. Një “El Classico” sikundër pritej: me lojë të shpejtë, spektakël, por pa goleadë. Munguan në këtë mbrëmje Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo ky i fundit që pati edhe disa raste për shënim, por pa arritur t’i kthejë në gol. Nga ana tjetër, argjentinasi ishte thuajse gjithnjë i markuar më së miri nga lojtarët e Realit, aq sa në çdo top që prekte, ishin të paktën tri bluza të bardha që lëshoheshin furishëm drejt tij. Nën këtë markim të rreptë ndaj Mesit, përfitoi Iniesta, i cili luajti si gjithnjë një ndeshje mbi nivelin e të gjithë të tjerëve në fushën  e lojës. Pjesa e parë ishte e barabartë për sa u përket rasteve, por me një dominim të dukshëm në mbajtjen e topit nga ana e Barcelonës. Ndërsa në fraksionin e dytë, kryesuesit e Primera Division ushtruan më shumë presion në mesin e fushës duke arritur që edhe të shënonin. Fabregas përfitoi nga një keqkuptim i mbrojtësve të Realit, të cilët menduan se mesfushori ishte në pozicion jashtë loje dhe nuk i ndërhynë. Ky i fundit përballë portierit Diego Lopez (zëvendësoi Iker Kasijasin e dëmtuar) nuk e ka të vështirë që të shënojë. Sakaq, zgjohet Reali dhe Benzema provon të majtën e tij në hyrje të zonës, por topi kalon mbi traversë. Nga ana tjetër, Iniesta vallëzon mes madrilenëve, duke dhënë njëri pas tjetrit asiste sa për Dani Alvesh dhe për Fabregasin. Në dy raste këta të fundit kanë shanse për të shënuar, por çuditërisht bllokohen në momentin e fundit. Por rastin më të mirë e ka Pedro. Sulmuesi i vetëm përballë portierit nuk arrin të dyfishojë. Vetëm 5 minuta më vonë vjen barazimi: Varane shfrytëzon më së miri një pasiguri të mbrojtjes së Barcelonës, duke kaluar edhe Pinton. Në fund ka një rast të pastër shënimi Ronaldo për Realin, si dhe Dani Alvesh për Barcelonën, por rezultati mbetet i pandryshueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here