Home ShowBiz Lori Hoxha: “Top Fest i fundit, mos mungoni”

Lori Hoxha: “Top Fest i fundit, mos mungoni”

166
0

lori-hoxha-ledioniDuket se festivalit të muzikës moderne shqiptare, ‘Top Fest’ i ka ardhur fundit. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Lori Hoxha, e cila është producentja e këtij festivali, së bashku me mikun e saj Ledion Liçon, i cili është moderatori, ndërsa kanë ftuar miqtë dhe fansat në Instagram që të ndjekin gjysmëfinalen e dytë në “Top Fest Albania 12” në Top Channel.

Me #hashtag-un e saj Lori ka ‘surprizuar’ fansat se tashmë ky event nuk do të vijojë të mbahet më. ‘#Mos mungoni, #Topfesti i fundit’, citohet në hashtag-un e saj. Ndërkohë, ky lajm nuk është konfirmuar ende.

“Top Fest 12” është festivali i muzikës moderne shqiptare dhe ka startuar që me datë 10 shkurt. Ndërkohë, pjesëmarrësit janë rreth 100, mes tyre emrat më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë këngët e tyre të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here