Home Aktualitet Doshi dhe Frroku do te perballen sot në prokurori për akuzat

Doshi dhe Frroku do te perballen sot në prokurori për akuzat

648
0

doshi-frrokuDeputetët Tom Doshi e Mark Frroku, persona nën hetim për sajimin e një skenari për vrasje deputetësh, do të përballen këtë të enjte me prokurorët e çështjes, të cilët pritet t’u komunikojnë zyrtarisht akuzat.

Të dy dyshohen për kallëzim të rremë, kanosje për kallëzim dhe deklarata të rreme para prokurorit. Por, ndërsa deputeti Doshi është tashmë në gjendje të lirë, do të paraqitet në prokurori për të mësuar fatin e tij, deputeti kristian, Mark Frroku do t’i presë prokurorët në spitalin ku ndodhet i shtruar për shkaqe shëndetësore. Komunikimi i akuzave dhe marrja në cilësinë e të pandehurit e deputetëve janë veprimet e fundit hetimore për çështjen “Doshi” dhe më pas dosja do t’i dorëzohet Gjykatës së Lartë.

Hetimet për çështjen “Doshi” nisën pas akuzave publike që bëri deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, se kishte zbuluar një komplot për eliminimin e tij fizik dhe të demokratit Mhill Fufi. Pas tri javësh hetime prokuroria për Krime të Rënda ia delegoi dosjen organit qendror të akuzës, pasi doli në përfundimin se e gjithë ngjarja ishte e sajuar.

Me marrjen e autorizimit në Kuvend, prokurori i përgjithshëm firmosi urdhër-ndalimin për deputetët Doshi e Frroku. Gjykata e Lartë caktoi ndaj të dyve masën e arrestit në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here