Home Sport Gashi shkelqen me Colorado Rapids

Gashi shkelqen me Colorado Rapids

707
0

gashiKolorado Rapids e Shkëlzen Gashit ka mbyllur sezonin e rregullt në Konferencën e Perëndimit të MLS në vendin e dytë, ndërsa sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në këtë edicion të tij të parë në SHBA.

“Jam krenar për këtë skuadër, ishte një vit i gjatë. Kemi fituar shumë dhe kemi humbur bashkë. Por ishte gjithçka fantastike. Nëse dikush do të më kishtë thënë në fillim të sezonit “do të bëni shumë pikë dhe do të përfundoni të dytët” nuk do ta kisha besuar. Por tani është e vërtetë, duhet t’i gëzohemi kësaj arritje dhe të bëhemi gati për play-off. Duhet të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen”, tha Gashi pas ndeshjes ndaj Dinamo Hjuston ku ai shënoi golin për Koloradon në barazimin 1-1.

“Për mua është shumë e rëndësishme që ne të fitonim ndeshjen, pastaj të shënoja. Por sigurisht që jam i gëzuar. Nuk kam shumë gjëra në kokë, unë thjesht dua të luftoj, dua të shënoj, dua të argëtohem në ndeshje dhe kjo është ajo që duam të bëjmë të gjithë.

Tani duhet të rikuperojmë dhe analizojmë situatat në këto ditë, pasi kundërshtarët mund të krijojnë raste. Duhet të jemi gati, që nga sekonda e parë deri tek e fundit. Në play-off duhet të japim gjithçka, janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë. Unë besoj te skuadra dhe secili lojtar në ekip, tani të bëhemi gati që të shkojmë në raundin tjetër”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar i cili është kthyer në një nga liderët e Kolorados në këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here