Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan viziton Tiranën. Burime nga presidenca bëjnë me dije se, Kreu i shtetit turk do të vizitojë kryeqytetin shqiptar më 13 maj të 2015. Kjo vizitë vjen fiks një vit pas asaj të parashikuar në 2014, e anuluar pas një shpërthimi në minierë, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.
Të njëjtat burime saktësojnë se Erdogan shoqërohet nga disa biznesmenë, ndërkohë që ka parashikuar takime me kreun e Shtetit, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama.
Bëhet me dije gjithashtu se Presidenti i Turqisë do marrë pjesë në një tryezë me biznesin.