Home Aktualitet Ekonomi: Linje direkte fluturimi Tirane-Tel Aviv

Ekonomi: Linje direkte fluturimi Tirane-Tel Aviv

614
0

1486581589milvaNë ditën e dytë të vizitës zyrtare në Izrael, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Milva Ekonomi u prit në një takim nga homologu Yariv Levin.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme që prekin bashkëpunimin në fushën e turizmit mes dy vendeve, ku fokusi u vu tek konkretizimi i linjës direkte të fluturimit Tiranë-Tel Aviv.

Sipas një njoftimi për shtyp, kjo linjë direkte do të sjellë një ndikim më të madh në rritjen e fluksit të turistëve në të dyja vendet dhe do të promovojë Shqipërinë turistike në një treg i cili po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit.

Ministrja Ekonomi ftoi zotin Levin që Izraeli të marrë pjesë në panairin “Mediterranean Tourism Fair”, që do të zhvillohet në datën 8-9 prill në Tiranë.

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një takim mjaft produktiv me kreun e një prej kompanive që ofrojnë shërbime të fluturimeve civile në Izrael, Joseph Adar, për të diskutuar mundësitë reale të operimit të linjës së fluturimit Tiranë-Tel Aviv, duke nisur që prej fillimit të këtij sezoni turistik veror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here