Home Sociale Studentet qe kane vetem njerin prind nuk do paguajne tarife shkollimi

Studentet qe kane vetem njerin prind nuk do paguajne tarife shkollimi

1115
1

filologjikuQë nga ky vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit edhe studentët që nuk kanë njërin nga prindërit në jetë. Qeveria ka vendosur të shtojë këtë kategori në grupin e përfituesve të pagesave në arsim. Në vendimin e ndryshuar të qeverisë thuhet se nuk do ta paguajnë tarifën, veç shtresave të tjera sociale në nevojë, edhe  studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”. Ky vendim del në një kohë që pjesa më e madhe e fakulteteve kanë caktuar fundin e janarit për kryerjen e pagesave. Pjesa dërrmuese e studentëve e kanë shlyer këtë detyrim. Tarifat e shkollimit janë në varësi të degës që ndjek studenti. Ato variojnë nga 12 000 në universitetet e rretheve, deri në 80 000 në disa degë të Universitetit të Arteve. Për shkak të mosdërgimit të listave nga MASH me emrat e personave të cilët përfitojnë nga ky vendim, në disa prej fakulteteve të Tiranës është vënë kusht që të paguajnë të gjithë studentët pa përjashtim. Më pas, me ardhjen e listave, paratë do t’u kthehen studentëve që përfitojnë këtë lehtësi. Njëri prej tyre është Fakulteti Ekonomik. Studentët pohojnë se u është kërkuar derdhja në bankë e tarifës, duke u premtuar se në rast se janë pjesë e listës së MASH, paratë do t’u kthehen në mars. Nga tarifa vjetore e shkollimit përjashtohen edhe personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijët e policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

1 COMMENT

  1. ky eshte nje vendim shume i drejte por ishalla zbatohet,kjo eshte nje ndihme shume e madhe qe u jepet studenteve ne nevoje
    shqiperia do te eci perpara me keto ndryshime

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here