Home Politike Sot mblidhet KLD, vendoset per shkarkimin e Elvis Cefes dhe Lulzim Lelcaj

Sot mblidhet KLD, vendoset per shkarkimin e Elvis Cefes dhe Lulzim Lelcaj

666
0

keshilli-i-larte-i-drejtesiseKëshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet sot në orën 18:00, ku tema e diskutimit do të jetë kërkesa për shkarkimin e nënkryetarit Elvis Cefa dhe Lulzim Lelçaj, nga ana e 39 deputetëve të majtë.

Mbledhja pritet të drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe njëherësh kreu i KLD-së Bujar Nishani, pasi nënkryetari Cefa, nuk mund të drejtojë këtë mbledhje, nisur nga kërkesa e bërë nga deputetët e majtë për shkarkimin e tij.

Ditën e djeshme, një grup prej 39 deputetësh dorëzuan pranë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Sipas kërkesës në fjalë, deputetët e majtë kanë evidentuar 10 shkelje të bëra nga Cefa dhe Lelçaj. Në mesin e shkeljeve të konstatuara, në materialin 12 faqësh,deputetët e mazhorancës, theksojnë faktin se gjyqësori sot gjendet i vlerësuar gjerësisht si i korruptuar.

Po ashtu nënvizohet edhe shkelja në rastin e lejimit të konfliktit të interesit, në rastin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni si anëtar i Këshillit drejtues të Magjistraturës, për të vijuar më pas me mos emërimin e gjyqtarëve brenda afateve.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi shkarkoi pa asnjë shkak të ligjshëm anëtarin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Binaj, zgjodhi në të njëjtën mbledhje në vend të tij, anëtarin e KLD-së, Gjin Gjoni.” Thuhet në kërkesën e deputetëve të mazhorancës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here