Home Sport 85 vjet më parë u themelua ekipi i futbollit KF Lushnja

85 vjet më parë u themelua ekipi i futbollit KF Lushnja

160
0

lushnjaKlubi i Futbollit Lushnja u themelua në 27.07.1930 në Lushnje 85 vjet më parë.Më 1945 pas luftës së dytë botërore ishte i njohur edhe me emrin Traktori (Lushnja),vit në të cilin debuton në ligën e parë të futbollit shqiptarë.

Më 1950 i ndryshohet emri në Lushnja dhe më 1958 i rikthehet sërish emri Traktori të cilin e mban deri në vitin 1991,ku i rikthehet emri KF Lushnja me të cilin emër është edhe sot.Abdurrahman Roza Haxhiu është legjenda e futbollit lushnjarë.Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist.Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës,siç quhej në ato vite skuadra lushnjare.Ai punoi pa u lodhur edhe si tranjer i ekipit të Traktorit të Lushnjës.

Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në kategorinë e parë (superiore sot) në vitin 1960, pas 6 vitesh në kategorinë e dytë.Që nga ajo kohë deri në vitet ’90, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar.Fusha e futbollit,aty ku Lushnja u ngjit në kategorinë e parë, para viteve ’60 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm “18 Tetori”, gati në qendër të qytetit.

Pas viteve ’60 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës.Fillimisht ai e ka patur emrin Traktori,ashtu si emri i skuadrës.Pas viteve ’90, më saktë në vitin ’92, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës dhe Kryetarit të Bashkisë Lushnje Kujtim Haxhiu,stadiumit të futbollit iu vu emri i “Roza Haxhiu-t”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjarë.Ngjyrat e uniformës së ekipit të Lushnjes janë verdhë & jeshil.Tifo grupi i Lushnjes ështe Ultras “Delegatët”,ata njihen zyrtarisht nga ekipi i qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here