Bie në prangat e policisë, i riu me iniciale E.C i cili goditi për vdekje rojen e një shkolle të mesme në fshatin Mollas.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite në oborrin e shkollës se gjimnazit në Mollas ku pas një sherri mes të rinjsh ka mbetur i vrarë nga goditja me kacavidë, shtetasi Adriatik Gjini, 49 vjec, roja i shkollës.
Ndërkaq, 17- vjeçari mesohet se nuk ishte nxënës i shkollës, por një person me disa precedentë penalë.