Telenovela Hysaj ka përfunduar, tashmë pritet veçse zyrtarizmi i transferimit të lojtarit tek Napoli.
Mbrotjësi i kuqezinjve pritet që të nënshkruaje një kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Sarrit, për një shumë prej 5 milionë eurosh.
Elseidi e mbyll aventurën e tij me Empolin ditën e mërkurë, për të kaluar zyrtarisht tek Napolintanët.
Futbollisti shkodran ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Empolit, e cila ishte trampolinë për aktivizimin në Kombëtarë.
21-vjeçari tashmë është titullar në të gjitha ndeshjet e Përfaqësues, si një lojtar me rëndësi për kuqezinjtë dhe De Biazin.