Home Aktualitet Shkoder, vriten 2 vellezer. Shkaku, nuk i dhane vajzen per grua

Shkoder, vriten 2 vellezer. Shkaku, nuk i dhane vajzen per grua

1393
0

policiaNjë vrasje e dyfishtë tronditi Shkodrën në këto ditë festash. Dy vëllezër u qëlluan për vdekje me armë në fshatin Drisht në Postribë. Abdullah dhe Skëndër Shkami, përkatësisht 50 dhe 40 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një bashkëfshatar i tyre pas një konflikti që policia e specifikon “për motive të dobëta”. Burime nga Policia thanë  se autori kishte kërkuar për grua vajzën e njërit prej vëllezërve dy vite më parë. Por vetë familjarë të vëllezërve Shkami thonë se Abdullahu dhe Skënderi nuk kishin konflikte me asnjë person dhe aq më pak krushqie.

Kushëriri i tyre, Enver Shkami thotë  se vëllezërit sapo kishin dalë nga shtëpia për të kryer vizitat e vitit të ri tek një bashkëfshatar, rreth orës 11:40 kur ju bë pritë nga autori. “Nuk i dimë motivet e vrasjes”, – shprehet ai.

Pasi ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, autori i cili është identifikuar nga policia si Esat Dushaj dyshohet se është larguar në mal, ndërsa gjatë rrugës i kanë rënë nga arma edhe disa fishekë. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA me helikopterë dhe efektivë të komisariatit të Shkodrës ndërsa po përdoren edhe qenj për të rënë në gjurmët e tij.

Sipas banorëve të zonës autori ishte në gjendje të dehur kur kreu krimin.

40-vjeçari Skëndër Shkami sapo ishte kthyer nga Anglia për të kaluar festat e fundvitit pranë gjirit familjar.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që shënohet në vitin e ri 2016.  Vetëm një ditë më parë, më 1 janar, në Sarandë një 50-vjecar vrau me armë gruan me urdhër mbrojtje e më tej qëlloi edhe veten.

Ndërkohë në natën e ndërrimit të viteve Shkodra u trondit edhe nga një aksident tragjik rrugor, ku mbeti i vdekur drejtuesi i makinës një 43-vjeçar dhe u plagosën tre pasagjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here