Home Kosova Protesta “Serbia nuk kalon”, 15 persona po mbahen ende në burg

Protesta “Serbia nuk kalon”, 15 persona po mbahen ende në burg

658
0

Shumica e protestuesve të arrestuar dje në protestën për bllokimin e mallrave serbe tashmë janë liruar. Zyrtarët e Policisë së Kosovës konfirmuan për Kosovapress se nga 146 protestues të arrestuar, vetëm 15 po mbahen ende në burg, pasi të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Janë 15 persona, pjesëmarrës në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në dy pikë kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilëve u është dhene masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

“Totali i të arrestuarve ka qenë 146 persona. Tani janë vetëm 15, të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit policor, me vendim të prokurorit. Të tjerët janë liruar me procedurë të rregull”, tha për Kosovapress zëdhënës i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve prej 146 personave, 112 kanë qenë të arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikë kalimit kufitar Merdare, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here