Home Aktualitet CEZ kerkon 200 milione $ demshperblim nga Shqiperia

CEZ kerkon 200 milione $ demshperblim nga Shqiperia

640
0

cez-shperndarjeKompania çeke CEZ vazhdon të kërkojë shifra të larta nga shteti shqiptar, si dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës nga ish-qeveria Berisha në fillim të vitit 2013. Mësohet se edhe negociatat e fundit për të zgjidhur këtë ngërç kanë dështuar, në një kohë që procesi është futur në arbitrazh ndërkombëtar.

Mësohet se në fund të muajit shkurt, ka patur një tjetër takim mes palëve, por kushtet e vendosura nga kompania CEZ kanë bërë që të mos ketë zgjidhje.

Burime nga qeveria thanë se në tavolinën e bisedimeve CEZ ka kërkuar 200 milionë euro. Shifër kjo e vlerësuar si e papranueshme dhe shumë e ekzagjeruar nga pala shqiptare. Por moszgjidhja e situatës, sjell shumë rreziqe për sektorin energjetik.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se zgjidhja me kompaninë çeke “CEZ”, rrezikon ndihmën e Bankës Botërore për sektorin energjetik shqiptar, të zhytur në borxhe.

Zyrtarët e kompanisë energjetike çeke “CEZ AS”, deklaruan se janë të hapur për bisedime me palën shqiptare për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi Enti Rregullator iu hoqi licencën dhe konfiskoi asetet 1 vit më parë.

Kompania Çeke ka sqaruar se do merret në konsideratë tërheqja nga Arbitrazhi, nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj kompanisë.

Çekët privatizuan Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Shqipëri në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë euro, ndërsa deklarojnë se kanë investuar 100 milionë.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka deklaruar disa kohe më parë se, nisja e procedurave në Arbitrazhin Ndërkombëtar do të kishte një kosto të rëndë për vendin, duke u shprehur për një zgjidhje përmes bisedimeve mes palëve, për të shmangur këtë kosto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here