Home Aktualitet Anija luftarake e SHBA-se, ne dispozicion per testimin e radareve te Shqiperise

Anija luftarake e SHBA-se, ne dispozicion per testimin e radareve te Shqiperise

616
0

us-navy-destroyerMarina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vënë në dispozicion të shtetit shqiptar një anije luftarake për të testuar rindezjen e radarëve në vijën bregdetare. Në bazë të një njoftimi të ambasadës amerikane, bëhet me dije se luftanija amerikane ka lundruar përgjatë vijës bregdetare shqiptare, duke u pozicionuar në të njëjtën vijë ku mund të vendosen anije armike me qëllim për të testuar sistemin e mbrojtjes së hapësirës detare. “Sot një Anije Ushtarake kaloi përmes ujërave Shqiptare, si pjesë e një ushtrimi të përbashkët me ushtrinë shqiptare dhe partnerët e ruajtjes së rendit.

Anija ndoqi një kurs të vetëm, shumë larg bregut, dhe luajti rolin e një shënjestre bashkëpunuese ndërsa kaloi tranzit në atë zonë, duke ndihmuar kështu Shqipërinë në testimin e Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Ujërave Detare, i cili është riparuar së fundmi. Ky sistem është një grup radarësh e pajisjesh, të cilat pikasin nga bregu anijet që ndodhen në det. Ky ushtrim ishte edhe një tjetër shembull i marrëdhënies së shkëlqyer midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj Shqiptare, si dhe partnerëve të zbatimit të ligjit”,- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ky testim i bërë nga ana e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Ushtrinë Shqiptare u bë për të testuar edhe një herë sistemin e mbrojtjes së vijës bregdetare shqiptare pasi që prej 2 vjetësh radarët nuk ishin në gjendje pune. Konkretisht, gjatë një pjese kohe të qeverisjes Berisha, kur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ishte Arben Imami, sistemi i radarëve ka qenë i prishur. Krahas kësaj, vetë Imami ka hapur një tender për ta rregulluar këtë, i cili ka kushtuar 2 herë më shtrenjtë se sa ai normali.

Precedenti
Rreth një muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes bëri testimin gjeneral, gjatë të cilit ndezi 9 grupet e radarëve në vend, në mënyrë për të testuar sistemin e mbrojtjes së vijës bregdetare. Gjatë këtij testimi ka qenë e pranishme vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në atë kohë theksoi se tashmë Shqipërisë i janë hapur sytë për më shumë siguri në vend dhe në bregdet. “Një ndër radarët i cili është vënë në funksionim pas 2 vjetësh, është pikërisht ky, në ishullin e Sazanit.

Kemi ardhur të shohim dhe të verifikojmë situatën dhe besoj që gjërat janë duke u përmirësuar, po shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi këtu padyshim për ta siguruar këtë për të gjithë ju qytetarët shqiptarë. Është shumë e rëndësishme siguria e vendit, është shumë e rëndësishme siguria e bregdetit”, ka pohuar ministrja Kodheli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here