Home Ekonomi Pa paguar sigurimin TPL, nuk mund te kryhet kontrolli teknik

Pa paguar sigurimin TPL, nuk mund te kryhet kontrolli teknik

717
0

tahiri1Siguracioni i detyrueshëm i mjeteve motorike (TPL) është kushti, që zotëruesit e tyre të kryejnë kontrollin teknik. Ky është angazhimi i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në marrëveshjen e firmosur, ditën e djeshme, me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) si edhe me institucione të tjera. Një pikë tjetër e rëndësishme të kësaj marrëveshje janë ndarja e gjobave, për mjetet që nuk kanë siguracionin e detyrueshëm të mjeteve motorike, midis MPB-së dhe BSHS-së. Ndër të tjera, është rënë dakord, që shoqëritë e sigurimeve të vënë në dispozicion një shumë prej 3% të xhiros vjetore, e cila do të përdoret për sigurinë rrugore.

Kontrolli teknik
Vetëm pasi të jetë depozituar një kopje e kontratës së TPL-së, do të mund të lëshohet një kopje certifikatës së kontrollit teknik të mjetit motorik. “Autoritetet shtetërore apo private, të licensuara të kryejnë kontrollin teknik të mjeteve motorike dhe lëshimin e certifikatës vetëm pasi të jetë depozituar një kopje e vlefshme e kontratës së sigurimit të detyrueshëm. Në certifikatën e kontrollit teknik do të shënohet numri i serisë së kontratës së sigurimit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar, e cila duhet të jetë e vlefshme në datën që lëshohet certifikata e kontrollit teknik”, – thuhet në pikën a të angazhimeve të MTI-së në këtë marrëveshje.

Gjobat
Penaliteti për mjetet motorike, që nuk kanë siguracionin e detyrueshëm, TPL, do të ndahet midis MPB-së dhe BSHS-së. Por për këtë duhet të kryhen ndryshimet e nevojshme në legjislacion. “Palët angazhohen të ndërmarrin ndryshimet e nevojshme ligjore që gjobat e vëna drejtuesit të mjetit të transportit qe qarkullon pa kontratën e sigurimit të detyrueshëm TPL, të ndahen midis Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit, – thuhet në pikën “c” të angazhimeve të MPB-së.

Fondi
Në kuadër të aktiviteteve për të përmirësuar sigurinë rrugore, kompanitë e sigurimit do të vënë në dispozicion një fond, i cili rezulton nga 3% i xhiros vjetore të tregut të TPL-së. Brenda 2 muajve, që nga firmosja e kësaj marrëveshje, pritet që ky fond të jetë 300 mijë euro. “Byroja Shqiptare e Sigurimit si përfaqësuese e shoqërive të sigurimit, merr masa për krijimin e një fondi prej 300.000 euro brenda dy muajve nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes, pjesë e 3 % të xhiros vjetore të tregut TPL që shoqëritë e sigurimit vënë ne dispozicion me qëllim financimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore të sipërpërmendura në funksion të përmirësimit të sigurisë rrugore”, – thuhet pikën “e” të angazhimit të BSHS-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here