Home Rajoni Shkup, regjistrimi lëkund koalicionin qeveritar

Shkup, regjistrimi lëkund koalicionin qeveritar

713
0

Regjistrimi i popullsisë ka vënë në sprovë marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ndryshimet e reja të Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, caktimi i datës dhe vlerësimi që do të dal në seancën e radhës të Qeverisë lidhur me dështimin e këtij procesi që ka nisur më 1 tetor, pritet të ketë një debat të nxehtë në kabinetin qeveritar.

Një zyrtar i lartë i BDI deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se ata janë të prerë në qëndrimet lidhur me regjistrimin dhe andaj ka ndodhur edhe kjo situatë që ka pasuar me dështimin.

“Ne kemi hasur në interpretime të ndryshme të Ligjit për regjistrim, ku në mënyra të ndryshme kërkohej që të përjashtoheshin qytetarët që janë përkohësisht jashtë vendit në një periudhë prej më pak se një viti. Pastaj manipulimet me turqit dhe manipulimet e tjera në zonat e pastra etnike maqedonase, që janë raportuar nga regjistruesit në terren”, theksoi zyrtari i lartë i BDI-së.

Qeveria pritet të vendos për ndryshimin e Ligjit, ku siç është paralajmëruar do të evitohen parregullësitë dhe problemet e tjera që janë hasur nga 10 ditëshi i regjistrimit të deritanishëm. Këto ndryshime do t`i dorëzohen menjëherë Parlamentit, ndërsa nuk përjashtohet edhe caktimi i datës për mbajtjen e tij.

Debati për ndryshimin e Ligjit do të përfshijë edhe partitë e opozitës gjatë seancave parlamentare. Lidhur me dështimin e operacionit të filluar me 1 tetor, akoma nuk ka shprehur qëndrimin misioni evropian EUROSTAT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here