Kompania italiane Snam spa do t’i bashkohet gazjsllëit TAP duke shprehur kështu interes për blerjen e 20 për qind të aksioneve të “Statoil”.
Në një deklaratë zyrtare per median, përfaqësues të TAP bënë me dije se ishte “Statoil” që deklaroi e para se kishte rënë dakord për shitjen e aksioneve të saj.
Të dyja kompanitë kanë rënë dakord që transaksioni të bëhet direkt pas përmbushjes së një sërë kushteve të rëna dakord paraprakisht, por gjithsesi parashikohet që të finalizohet deri në fund të 2015.
Në fakt qysh nga fillimi i proejtkti TAP dhe më pas miratimi si projekt i përzgjedhur për të transmetuar gazin nga Shah Deniz në Europë ka pasur ndryhsime të vazhdushme në kompanitë aksionere. Konkretisht sot aksionerë janë:
BP me 20 për qind
Socar 20 për qind
Snam spa 20 për qind
Fluxys 19 për qind
Enagas 16 për qind
Axpo 5 për qind
TAP është një nga projektet më të rëndësishëm dhe do të prekë edhe Shqipërinë duke u bërë kështu investimi më i madh i huaj në vend. Ai parashikohet që të nisë shitjen e parë të gazit në Gjeorgji dhe Turqi në fund të vitit 2018, kurse në Europë transmetimi pritet që të bëhet në fillim të 2020.