Pas fitores së Barcelonës me PSG dhe kualifikimit historik në çerekfinale, të tjera detaje shumë interesante dalin në media.
L’Équipe e Francës zbulon sot se dy futbollistët e PSG-së Blaise Matuidi dhe Marco Verratti janë harbuar me këngëtaren e njohur Rihana në një lokal nate një natë para ndeshjes.
Sipas kësaj gazete Puma organizoi një party të hënën në mbrëmje, 24 orë para ndeshjes dhe aty ishin të ftuar edhe dy futbollistët e PSG-së si dhe Rihana.
Sipas dëshmitarëve, dy lojtarët u larguan nga lokali pas mesnate.
