Home Politike Zgjidhet kryesia e PD-së, publikohet lista me 25 anëtarët

Zgjidhet kryesia e PD-së, publikohet lista me 25 anëtarët

676
0

Partia Demokratike ka përzgjedhur 25 anëtarët e kryesisë së dalë nga votimi i 134 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Ajo që binte në sy, ishte numri i madh i votave që mori Lulzim Basha, i cili kryesonte listën me 116 vota pro, duke qenë më i votuari. Në mbledhjen e këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në këtë proces Besnik Mustafai, i cili nuk është pjesë e kryesisë. Po ashtu jashtë kryesisë, ashtu siç pritej mbeten edhe Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa, Omer Stringa të njohur si zëra ndryshe brenda PD-së. Ndërkohë sa i përket hyrjeve të reja në kryesinë e PD, bien në sy emra si Keltis Kruja, prefekti i Tiranës, Arben Qirjako, Arta Sakja, Mesila Doda.
Lista e plotë vijon si më poshtë:
Sali Berisha, Adriana Gjoni, Aldo Bumçi, Arben Qirjako, Arta Sakja, Astrit Patozi, Bujar Nishani, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eduart Halimi, Fatos Beja, Flamur Noka, Genc Ruli, Ilir Rusmajli, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Rajmonda Bulku, Ridvan Bode, Sokol Olldashi.
Ashtu siç ishte parashikuar nga ky votim, në kryesinë e re të partisë më të madhe të maxhorancës, u përzgjodhën 18 burra dhe 7 femra. Në votim morën pjesë 134 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD nga 144 anëtarë që janë gjithsej, ndërsa në kuti u gjetën 3 fletë votimi të pavlefshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here