Home Kosova Dick Marty thirret si deshmitar

Dick Marty thirret si deshmitar

681
0

Senatori zviceran, që vitin e kaluar bëri bujë me një raport që akuzonte udhëheqës të UÇK-së se kanë bërë transplant të organeve të robërve të luftës së vitit 1998-1999, ka arritur në Kosovë. Kështu të paktën i kanë thënë “Zërit” burime vendore në orët e mbrëmjes të së enjtes.
Sipas këtyre burimeve, Marty megjithatë ka ardhur në cilësinë e dëshmitarit për një rast tjetër, atë “Medikus”, ku dyshohet se janë kryer transplant të organeve pas luftës në Kosovë.
Në fakt, thirrja për Martyn që të vijë si dëshmitar ishte bërë për datën 18 qershor, sidoqoftë, ardhja e tij e mundshme, saktësisht një muaj më herët, mund të jetë bërë për shkaqe sigurie.
Dick Marty publikoi raporti i tij për trafik organesh në Kosovë që përveç bujës ndërkombëtare, ka nxitur miratimin edhe të një rezolute të Këshillit të Evropës që tani ka nisur hetime zyrtare për akuzat e tij.
Prokurori amerikan, John Clint Ëilliamson, është caktuar në krye të një task force të veçantë për të kryer hetimet në kuadër të mandatit të EULEX-it.
Ardhja e mundshme e senatorit zvicerian në Prishtinë përkon me kohën kur parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj që i krijon hapësirë ligjore EULEX-it për të kryer hetime edhe në territorin shqiptar, ku Marty pretendon se janë kryer transplante organesh.
Ndërkaq, sot ndonëse nuk ishte pjesë e axhendës që të dëshmonte Marty, është planifikuar që të mbahet seancë për rastin “Medicus”.
Zëdhënesja për drejtësi në EULEX, Bardha Azari, përmes telefonit ka thënë për “Zërin” se ky mision nuk ka ësnjë informacion për mbërritjen e Martyt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here