Home Aktualitet Lushnje, ndërron jetë autori i vrasjes së dyfishtë

Lushnje, ndërron jetë autori i vrasjes së dyfishtë

578
0

Ka ndërruar jetë Erjon Cjapi, autori i vrasjes së dy personave javën e kaluar në fshatin Toshkëz në Lushnje. 32-vjeçari Cjapi ka ndërruar jetë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Lushnjes pasi kishte tentuar të vetëvritej. Ai kishte konsumuar fostoksinë në kohën kur u arrestua nga policia, në fshatin Toshkëz të Lushnjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në fshatin Toshkëz, kur Erjon Cjapi, qëlloi me armë zjarri në një lokal të fshatit, duke lënë të vdekur në vend Rajmonda Sotën. Nga plumbat mbeti i plagosur rëndë edhe 24- vjeçari Marsel Cani, i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe 27-vjeçares, e cila ishte e martuar dhe nënë e një fëmije. 32- vjeçari ka debatuar me viktimën në lokalin e familjes së saj, dhe është larguar për tu kthyer i armatosur.
Mësohet se 24- vjeçari Cani ka tentuar të qetësojë situatën pas debatit, por ka mbetur i vrarë nga plumbat e kallashnikovit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here