Home Sport Kuqezinjte munden nga Ukraina

Kuqezinjte munden nga Ukraina

603
0

1464986536Shqiperia--Ukraine22222222222Një pjesë e dytë për t’u harruar ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Ukrainës që u luajt në Bergamo të Italisë, duke u mbyllur me rezultatin final 1-3.

Si në pjesën e  parë kuqezinjtë kanë pësuar gol pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke u gjendur sërish në disavantazh ndaj ukrainasve të cilët shënuan golin e dytë me anë të Yarmolenko në minutën e 49-të.

Ka qenë minuta e 87-të, kur Konoplyanka përfitoi nga një gabim i Agollit në mbrojtje duke shënuar edhe golin që vulosi gjithçka.

Ndryshe nga pjesa e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, përveç një goditje dënimi të Kaçes dhe një gjuajtje të Lenjanit që kapi shtyllën, nuk ka gjetur forcën e duhur për të ndryshuar rezultatin, duke mos e vënë në rrezik portierin ukrainas.

Një tjetër kombëtare u pa në pjesën e parë, ku ashtu edhe si në miqësoren e kaluar me Katarin, kuqezinjtë kanë pësuar gol që në minutat e para të ndeshjes, kur në minutën e 9-të Stepanenko kaloi në avantazh ukrainasit.

Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat.

Ky i fundit ka pasur edhe një mundësi të artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 37-të.

Përballja me Ukrainën ishte testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga tekniku italian para startimit të Euro 2016-s, jo thjesht si një miqësore, por edhe një test për të matur në distancë forcën me një prej rivalëve në grup, Rumanisë, e cila u mund nga Ukraina me rezultatin 4-3, në miqësoren e së dielës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here