Home Aktualitet Zgjedhja e universitetit, hapet Panairi i Orientimit te Karrieres

Zgjedhja e universitetit, hapet Panairi i Orientimit te Karrieres

630
0

urlMaturantët të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta nuk është nevoja që të paraqiten në sekretaritë e çdo univeristeti për të marrë informacion mbi kriteret, apo kuotat e pranimit, pasi për tre ditë me radhë ata mund të gjejnë informacion në Panairin e Orientimit të Karrierës.

Në panair çdo univeristet, publik apo jo publik, ka stendën e tij dhe profesorë që orientojnë maturantët. “Sapo kam ardhur, do të marr informacionet për universitetet nga të gjitha ato dhe pastaj për degën që preferoj unë”, u shpreh një studente.

Për të zgjedhur degën që ata duan të studiojnë, këtë vit për maturantët është shumë e rëndësishme mesatarja me të cilën ata kanë mbaruar, pasi përbën 50% të vlerësimit.

“Sigurisht që ka një mesatare niveli për të mundësuar studimet në universitete, por edhe për ata që e kanë mesataren 6, për të vijuar në kolegjet profesionale. Këtë vit risi është fakti se nuk vendos më MAS për kuotat dhe për përzgjedhjen e maturantëve, por vetë institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë shpallur kuotat, kriteret e pranimit dhe tarifat”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Matura shtetërore, e cila u aplika për afro 10 vjet, nuk rezultoi e suksesshme, ndaj për të rritur cilësinë e studentëve që i drejtohen auditorëve u rikthye nota mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here