Home Shendetesi Midis bukurisë dhe relaksit, nëse trajtimi vjen nga uji!

Midis bukurisë dhe relaksit, nëse trajtimi vjen nga uji!

925
0

Për peshën, për shërim sëmundjesh dhe për të rifituar energji, por edhe për aparatin e frymëmarrjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare, pushime në spa (ujëra termale) bëjnë mirë për të gjithë. Mes baltës dhe masazheve çdo çrregullim e ka ilaçin e saj.
Sëmundjet reumatizmale
Kush vuan nga artrosi primar ose sekondar, reumatizma apo metabolizmi, mund të përmirësojë sëmundjet me Fangoterapi. Bëhet fjalë për një terapi me baltë(termale)të nxehtë, përftuar nga përzierja e baltës së virgjër me ujë mineral. Kjo lloj balte përdoret në mjekësi për të sëmurët me reumatizëm. Përzierja aplikohet në të gjithë trupin ose vetëm në pjesët ku ndieni dhimbje, në temperaturë nga 47?-50?C, një herë në ditë për 20 minuta. Për sëmundjet reumatizmale këshillohet edhe Balneoterapia që konsiston në zhytje të plotë ose parciale të trupit, në një vaskë individuale ose në një pishinë “kolektive” me ujë mineral të mbajtur në temperatura 34?-37?C. Trajtimi, që zgjat nga 10 deri në 20 minuta, duhet të bëhet kur nuk ke ngrëne ushqim ose je në fazën e fundit të tretjes, këshillohet në mëngjes. Një cikël i kurës zakonisht zgjat 12 banjë të tilla, me ritmin një në ditë. Edhe Antroterapia, ose e thënë ndryshe terapia e shpellës, është e këshillueshme për të tilla sëmundje. Mund të zgjidhet Antroterapi e lagësht(nga ku vijnë avuj të nxehtë nga burimet) ose e thatë (nga ku vjen vetëm ngrohtësi). Temperaturat e këshillueshme për këtë lloj kure janë: për Androterapi të lagësht nga 30?-42?C; për të thatë mund të shkojë deri në 50?-70?C. Kush vuan nga përdhesi, mjekët këshillojnë edhe Indroterapinë, që konsiston në pirje të ujit mineral në orar, në sasi, temperaturë, kohë dhe ritëm të caktuar. Për përdhesin këshillohet uji mineral, veçanërisht oligominerale dhe bikarbonate, që ndikojnë pozitivisht në ndryshim të metabolizmit.
ENT-të dhe sëmundjet respiratore
Kurat termale janë të efektshme edhe për inflamacionet kronike të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për sëmundjet dhe sekrecionet në vesh, shurdhësinë, sëmundje të laringut dhe të gjithë gojës etj. Ujërat termale janë edhe për ata që vuajnë nga bronkiti apo alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes. Përveç mjekimeve me ilaçe, hedhin në sistemin vesh-hundë-gojë uji mineral të grimcuar në grimva 100 mikronë, që rrëshqasin në rrugët e frymëmarrjes deri në trake dhe bronke. Një tjetër metodë është edhe Humage, përdorimi i gazit të ujërave minerale. Mund të jenë “kolektive”, kur gazrat termale vendosen në ambiente kolektive, ose “individuale” kur vendosen në aparate të veçantë. Për veshët është tubi Eustachio, që përdoret kur ka fryrje të daulles së veshit, duke futur, nëpërmjet tubit, gaze të ujërave termale. Nëpërmjet kësaj metode alternative parandalohen fryrjet dhe infeksionet e ndryshme në vesh.
Sëmundje të aparatit gastroenterit
Spa mund të kurojë gjithashtu edhe sëmundje të stomakut dhe të zorrëve. Kura më e përshtatshme është pirja e një sasie uji termal në kohë , orë dhe sasi të caktuar sipas recetave përkatëse. Përpara se të fillohet duhet: saktësohet cilësia e uji apo ujërave minerale(pasi mund të përdoren ujëra të ndryshëm në të njëjtën kurë); periudhën e kurës (pasi mund të zhvillohet në çdo kohë); orarin e nisjes së kurës( mund të bëhet në çdo kkohë, por më e këshillueshme është në orët e para të mëngjesit); temperatura e ujit( ujërat duhet të pihen të ngrohtë për të evituar efektet acaruese në stomak); doza për një gllënjkë (dozat caktohen në varësi të tipit të ujit mineral). Një gllënjkë uji mund të jetë 250 mililitra, por pa ngrënë ushqim. Në këtë terapi e rëndësishme është edhe stabilizimi i kohës së një gllënjke në intervalet e pirjes së ujit, si dhe pozicionimi gjatë kurës( shtrirë në shpinë, në këmbë apo ulur). Në raste të sëmundjeve të mëlçisë, këshillohet Hidrofangobalnoterapia, një trajtim që konsiston në aplikimin e baltës në mëlçi.
Sëmundjet e enëve të gjakut
Të mirat e ujërave termale për ata që vuajnë nga sëmundje të enëve të gjakut janë ende pak të njohura, por në të vërtet shumë efikase. Në këtë periudhë të vitit vuajnë ata persona që janë të sëmurë variçet dhe nga mos qarkullimi i rregullt i gjakut. Kura termale e rekomanduar në këtë rast është Balneoterapia e lidhur me hidromasazhet për mirë qarkullim të gjakut. Kjo banjë termale mund të bëhet me një zhytje, të të gjithë ose një pjese, të trupit në një vaskë ose pishinë me ujë mineral të ngrohtë. Për venat, mirë është edhe të ecësh ose të bësh ushtrime gjimnastikore në vaska të mbushura me ujë. Temperaturat e ujit duhet të jenë 24?-34?C dhe hidromasazhi të zgjasë 20 minuta. Sulfurorët që përmbajnë këto ujëra bëjnë të mundur uljen e nxehtësisë, si dhe stimulojnë mirë funksionimin e venave. Por ka edhe ujëra radioaktivë, të cilët kanë një funksion relaksues dhe tonifikues të muskujve, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut.
Sëmundjet dermatologjike
Me Spa mund të kurohen sëmundje të lëkurës( djegie, kruajtje, njolla etj). Të gjitha sëmundjet dermatologjike, që kanë ndikim të theksuar në psikologjinë e individëve që i vuajnë, duhet të bëjnë Balneoterapi, pasi squfuri pastron, kuron dhe relakson lëkurën. Uji sulfuror,në fakt, përveç pastrimit të lëkurës, shëron edhe kruajtjet e shkaktuara nga infeksione të ndryshme. Disa studime shkencore tregojnë se kurat termale kanë efekt edhe në shërimin e psoriasit, me praktikimin e 20-25 banjo termale, të cilat ju sjellin përmirësime te dukshme. Por një përparësi e caktuar e kësaj lloji kure është edhe mungesa e efekteve anësore nga përdorimi i terapive farmaceutike.
Sëmundje të apartit urinar
Gjithmonë iu referohet kurave termale kur ka infeksione të rrugëve urinare. Michelangelo Bunoarroti në 1549, kur zbuloi se ishte me gurë në veshka, zbuloi edhe vetitë kuruese të ujit në Anticoli, i cila e çliroi nga “gurët e këqij”. Idropinoterapia është forma më e këshillueshme për këto sëmundje, e cila konsiston në pirjen e një sasie të përcaktuar të ujit mineral, në temperaturë, ora, kohë dhe ritëm të përcaktuar sipas recetës. Për të përftuar më të mirën e mundshme, kurat termale duhet të praktikohen të paktën dy herë në vit, dhe çdo cikël të zgjasë nga 12 deri në 15 ditë. Zakonisht këshillohet që uji të pihet në mëngjes, dhe nëse është e nevojshme, edhe pasdite, pasi duhet të kalojë një periudhë kohe që të mos shkaktojë të vjella dhe diarre.
Sëmundjet gjinekologjike
Ujërat sulfurorë mund të konsiderohen terapi e vërtetë për problemet gjinekologjike. Në veçanti, kurat mund të përdoren për kurim të infeksioneve vaginale të paspecifikuara dhe distrofike, si lehonia(gjakrrjedhje) si dhe sëmundje skleroze të legenit. Mjekët këshillojnë që të bëhen shpëlarje të vaginës me ujëra mineralë në temperaturë 37?C ose të futet në vaginë, nëpërmjet një tubi, një sasi e caktuar uji për një kohë prej 10-15 minutash. Një cikël i plotë duhet të jetë 12 deri në 15 ditë në vit, dhe të përsëritet në vitin në vazhdim.
Spa dhe fëmijët
Spa këshillohet për të gjithë familjen, përfshirë edhe fëmijët! Mjekët pediatër vënë në dukje virtytete Spa-së, në lidhje me fëmijët. Spa ndihmon në shërimin e rrugëve të frymëmarrjes, si dhe në shërim të sistemi vesh-hundë-gojë. Seancat individuale ose kolektive, të cilat janë edhe më argëtuese për fëmijët, ndihmojnë në shërim të këtyre tipeve patologjike. Ujërat më të përshtatshëm janë ato sulfuror, që përmbajnë gaz sulfuror, me elementë si bromi dhe jodi. Këto elementë ndihmojnë në forcimin e muskujve, eliminojnë mykun e lëkurës, si dhe rregullojnë rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, duke qenë se pacientët janë të vegjël, gjithmonë duhet të tregohet më shumë kujdes.
Spa dhe mirëqenie
Rënie në peshë, celuliti, lëkurë të bukur dhe të relaksuar: janë vetëm disa prej të mirave që përftohen nga Spa-ja. Squfuri, për shembull, luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Spa ndihmon në ekuilibrim të lëkurës duke e ushqyer me minerale të domosdoshme. Gjithashtu ngjyra e ujit ka një efekt përmirësues për çdo sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here