Home Sport Superliga, zbardhen sfidat per sezonin e ri

Superliga, zbardhen sfidat per sezonin e ri

646
0

Dinamo-Flamurtari, Besa-Skënderbeu, Teuta-Laçi, Shkumbini-Kastrioti, Vllaznia-Bylis dhe Elbasani-Tirana. Kjo është java e parë e Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2010-2011 e që përkon me Kampionatin e 72-të Kombëtar të Futbollit.

Shorti u hodh nga sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani dhe moderatorja e Alsat, Stela Kotri, të ndihmuar nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo do të zhvillohet në javën e 7-të me Tiranën pritëse, dhe në javën e 18-të me Dinamon si organizatore të takimit.

Kampionati fillon, më 21 gusht, ndërsa takimet ashtu si në sezonin e kaluar do të copëzohen ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Kampionati do të zhvillohet me tri faza.

Në hedhjen e shortit ishte i pranishëm zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani. Nga presidentët e klubeve ra në sy prania e Arben Lazes së Elbasanit, por dhe prania aksionarëve të Partizanit, Albert Xhanit dhe Paro Laçit.

JAVA E PARË
21 GUSHT 2010

Dinamo-Flamurtari
Besa-Skënderbeu
Teuta-Laçi
Shkumbini-Kastrioti
Vllaznia-Bylis
Elbasani-Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here