Udhetimi i pare pa viza ka qene ai i nje grupi studentesh te rrjetit te ekselences, dhe një grup gazetarësh, te shoqeruar nga ministri i Brendshem Lulzim Basha. Destinacioni i ketij udhetimi do te jete Brukseli, ku per here te pare, studentet shqiptare do te levizin te lire si qytetare europiane. Kryeministri Berisha i përcolli ata në aeroportin “Nënë Tereza
“Ky është fluturimi i parë i kësaj natyre që hap siparin e një Europe pa mure. Rrëzohet dhe muri i fundit që ishte muri i Shengenit. Unë kam besimin se cdo shqiptar këtij akti iluminist dhe fisnik do ti përgjigjen me të njëjtën mënyrë”, tha Berisha.
Ne aeroportin nderkombetar te Zaventemit, avioni u ul pikerisht ne oren 11:33 minuta. “Udhëtimi më i bukur i jetës sime deri tani, udhëtimi më i shkurtër, vjen pas një viti nga më të gjatët. Por kënaqësi më të madhe se sa të shikojmë frytet e kësaj pune nuk ka”, tha ministri i B rendshëm, Lulëzim Basha.
“Të vish në Bruksel mund të vish, po të vish për këtë qëllim, gjë që populli shqiptar e ëndërronte për shumë vite, kjo ishte e vecanta”, thotë një nga vizitorët. “Pa viza, normal që është mundësi e madhe për ne”, thotë një student i ekselencës. “Kjo mund të quhet tamam rilindje, pavarësisht Shqipërisë. Ndihem shumë e gëzuar”, thotë një tjetër vizitore.
Ne Komisionin Europian, grupit shqiptar i uroi mireseardhjen drejtori per Ballkanin, Pierre Mirel, dhe me pas e pershendeti ne emer te Presidences belge te BE-se, Melchior Wathelet, i cili e quajti kete dite per ne shqiptaret fantastike dhe te paharruar. Ai nuk harroi megjithate te kujtoje se besimi i BE se nuk duhet shkelur nga shqiptaret.
“Liberalizimi i vizave te perdoret ne menyre te ndershme, qe t’ju them kolegeve te mi evropiane vitin tjeter, si dhe pas dhjete vjetesh, qe ju kishit te drejte qe moret kete vendim te rendesishem, kishit te drejte qe patet besim te shqiptaret. Ju kishit te drejte qe e bete kete, qe investuat me teper per te shtuar kontaktet mes Shqiperise dhe Evropes”, u shpreh Melchior Wathelet.
Ne takimin e rastit, Ministri Basha pershendeti ne emer te qeverise shqiptare, duke falenderuar Komisionin dhe vendet e BE-se qe bene te mundur realizimin e endrres se madhe te shqiptareve per te levizur pa viza ne Evrope, si edhe qytetaret e tjere te vendeve te Bashkimit Evropian. Me pas, ne Parlamentin Evropian, permes nje videokonference nga Strasburgu, ku po mbahet seanca plenare, grupi i vizitoreve u pershendet nga Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, kryetari i delegacionit te PE per Evropen Juglindore, Eduard Kukan, nga eurodeputetja Doris Pack etj. Gjate qendrimit te tyre dyditor ne Bruksel, vizitoret e pare pa viza nga Shqiperia do te kene nje takim edhe me Komisioneren per Punet e Brendshme dhe Drejtesine, Sesilia Malmstrom.