Home Politike Opozita proteston në Durrës, Rama: Qeveria i ka lënë në baltë shqiptarët

Opozita proteston në Durrës, Rama: Qeveria i ka lënë në baltë shqiptarët

556
0

Opozita e Bashkuar ka rinisur sot nga Durrësi protestat kundër qeverisë Berisha. Duke folur para qindra qytetarëve kreu socialist Edi Rama theksoi vendosmërinë e opozitës për të vazhduar betejën ndërsa shtoi se Shqipëria është më e varfër dhe se kjo qeveri i ka lënë në baltë shqiptarët.

“Jemi këtu që të çlirohen zgjedhjet e ardhshme”- tha Rama

Ndërkohë në fjalën e tij kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka duke iu referuar përmbytjeve në Shkodër, tha se qeveria ëhstë përgjegjëse dhe fajtore për gjithcka.

Ndërsa kreu I PBDNJ-së Vangjel Dule bëri thirrje që të qëndrojnë të gjithë sëbashku deri në fitore.

***

Ndërkohë kreu i PS-se, Edi Rama e ka quajtur serisht deshtim te qeverise refuzimin e qeverise per oferten e opozites per transparencen e zgjedhjeve dhe rishikimin e buxhetit per permbytjet.

Gjate nje komunikimi per mediat, Rama theksoi se refuzimi tregoi edhe një herë se në Shqipëri është në pushtet një shumicë e votave të vjedhura.

Sipas tij, refuzimi për diskutimin e propozimit të opozitës për zgjidhjen e krizës politike duke ngritur një komision hetimor për zgjedhjet e shkuara mbi bazën e rezolutës së Parlamentit Evropian, tregon se qeveria po tërheq zvarrë një proces politik dhe po vazhdon të plackisë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here