Home Aktualitet Noizy aksidentohet me makine

Noizy aksidentohet me makine

639
0

noizy-benzKëngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është aksidentuar mbrëmjen e enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Këngëtari ka qenë duke dalë nga qyteti i Durrësit për të hyrë në Tiranë, ndërsa në momentin kur ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër, dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Aktualisht mësohet se vetëm ai ka mbetur i lënduar, ndërsa është dërguar në spitalin e Durrësit.

Sipas mjekëve, Noizy ndodhet në sallën e kirurgjisë dhe ka plagë në këmbë dhe kokë.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte këngëtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here