Home ShowBiz Modelja shqiptare mbron Gaddaf-in: “Lufta bëhet për naftën”

Modelja shqiptare mbron Gaddaf-in: “Lufta bëhet për naftën”

1402
0

Në Romë është programuar të zhvillohet një protestë pro Muamar Gaddafi-t dhe kundër sulmeve të NATO-s mbi Libi, e organizuar nga një agjenci modelesh. Një prej organizatoreve të kësaj proteste është edhe një modele 28-vjeçare shqiptare, e cila pak vite më parë ka marrë pjesë në një festë ku ishte i pranishëm lideri libian. Duke folur për takimet e saj me Gaddafi-n, modelja Rea Beko ka shprehur vlerësimet e saj më të larta për figurën e tij. 28-vjeçarja ka deklaruar se pas takimit të parë me kolonelin është bërë myslimane dhe se ka shkuar ta vizitojë disa herë atë në Libi. Ajo tregon se kishte tërhequr vëmendjen e liderit të Libisë, pasi kishte lexuar librin e shenjtë të Kuranit. Sa për ndërhyrjen ushtarake Beko thotë: “Ajo nuk është për paqen, por një luftë për naftën”.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Rozana Radi dhe Rovena Stefa grinden me sms

Nuk marrin fund zënkat mes artistëve. ‘Lufta’ Rozana – Rezarta tashmë është shndërruar në Rozana – Rovena. Debatet për profesionalizimin apo xhelozinë e njërës apo tjetrës vijojnë pafund edhe pse nuk merret vesh se kush ka qenë iniciatore e kësaj zënke. Ndërkaq, ditë më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, e ftuar për klipin e saj më të ri, Rovena është pyetur nga moderatori nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo ka vendosur në gjoks pak muaj më parë. “Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”. Ndërsa Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një mesazhi i është përgjigjur Rovenës. “Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Diaz merr çmimin ‘Ylli i vitit’

Cameron Diaz do të fitojë shpërblimin si “Ylli Femër i Vitit” në ngjarjen CinemaCon në Ceasers Palace në Las Vegas. Aktorja do të marrë këtë shpërblim më 30 mars dhe drejtuesi i CinemaCon, Mitch Neuhauser, ka thënë se ajo ka qenë një yll ‘i pakrahasueshëm’ i ekranit. “Që kur e ka bërë debutimin e saj në ekranin e madh në ‘The Mask’, Cameron Diaz, ka vazhduar të josh vëmendjen e audiencës në tërë botën me sharmin e saj të pashmangshëm, ritmin e lindur komik, dhe praninë e pakrahasueshme në ekran”. “Që nga komedia ‘There’s Something About Mary’, deri te filmi aksion ‘Charlie’s Angels’, dhe te ‘Being John Malkovich’, Diaz ka dëshmuar para publikut se ajo mund të marrë çdo rol dhe ne jemi të ngazëllyer që do t’i japim kësaj aktoreje të mrekullueshme shpërblimin ‘Ylli Femër i Vitit nga CinemaCon”, ka thënë Neuhauser.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Charlie Sheen puth prezantuesin në TV

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, vazhdon të fitojë me meritë kryetitujt e gazetave rozë, ndërsa puthi në buzë prezantuesin e një emisionit ku ishte ftuar. Puthja pasionante, më e zjarrtë edhe se ato me femrat me të cilat Sheen ka formuar një treshe, ishte mbase mënyra e 46-vjeçarit për të festuar anulimin e urdhrit të ndalimit të afrimit të tij tek dy djemtë e tij binjakë, Max e Bob. Pasi në shtyp u publikuan fotografi të Sheen, duke u puthur me dy të dashurat në sytë e djemve, ish-gruaja e tij Brooke Mueller fitoi pa vështirësi një urdhër ndalim-afrimi në gjykatë. Megjithatë, urdhri skadoi ditën e djeshme dhe Mueller konfirmoi se nuk ka ndërmend të zgjas këtë mandat, pasi djemtë e vuajnë mungesën e babait në jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here