Ditën e hënë me 8 nëntor ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian do të miratojnë heqjen e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëe të këtyre dy vendeve.
Pas këtij vendimi i cili do të duhet të botohet më së pari në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë.
Megjithëse vende si Franca dhe Hollanda kanë shfaqur rezerva përsa i përket këtij vendimi, në bazë të rregullave të Bashkimit Europian ato nuk do të mund të pengojnë këtë vendim. Vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.
Liria me viza do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës.
Komisioni i BE-ja i ka kërkuar Tiranës dhe Sarajevës tua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve që u përball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.
Pas këtyre kërkesave qeveria shqiptare por edhe ajo e Bosnjes kanë nisur një fushatë sensibilizuese për qytetarët e tyre. Autoritet shqiptare kanë shprehur bindjen se ky vendim nuk do të sjellë azil të shqiptarëve.
eshte dicka shume e mire sepse te pakten shohim familjet tana me shpesh,,,,