Home Aktualitet Liberalizimi i vizave, Topi, Berisha dhe Rama përshëndesin vendimin

Liberalizimi i vizave, Topi, Berisha dhe Rama përshëndesin vendimin

666
0

Fill pas vendimit te BE-se per liberalizimin e vizave me Shqiperine kane reaguar kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozites, Edi Rama.

Gjate nje deklarate per mediat, Berisha e ka cilesuar vendimin, historik per liri dhe dinjitetin e shqiptareve, kurse Rama nje dite te pritur prej shume kohesh.

“Ne e merituam këtë vendim. Dua të theksoj se ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës dhe qeveritë e tyre ju dërgojnë shqiptarëve në 98 vjetorin e pavarësisë së tyre. Ne do të kremtojmë pavarësinë me dinjitet më të madh se kurrë. Ky vendim është urimi më i përzemërt që kombet e Evropës ju dërgojnë qytetarëve në 20 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit në Tiranë”, tha Berisha.

Nderkohe Rama gjate nje konference nga selia e PS-se ka vleresuar vendimin, i cili ndihmon shqiptaret te clirohen nga pesha e rende e pritjeve dhe radheve pa fund ne ambasada. “Sot eshte dite per te gezuar”- ka thene Rama, duke shtuar se analizat, replikat dhe gjithe bilancet do behen ne nje tjeter kohe.

Kreu i shtetit e ka quajtur kete dite daten e tretë më te rëndësishme për shqiptarët, pas shpalljes së Pavarësisë dhe rënies së komunizmit. “Kjo pasi shqiptarët pavarësisht se gjeografikisht e kanë pasur gjithmonë identitetin e tyre evropian, ndër vite siç, vëren shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, e kanë vuajtur mallin tragjik për Evropën e humbur, për shkak të pushtimeve të njëpasnjëshme e diktaturës komuniste, e cila e ktheu në strategji të vetën urrejtjen kundër Evropës, por fatmirësisht pa mundur ta çrrënjoste këtë identitet të shqiptarëve, identitet që u shpalos në dhjetor të 1990 me thirrjet e paharrueshme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”- tha Topi ne mesazhin e tij pershendetes per kete ngjarje.

Që atëherë, qindra e mijëra shqiptarë kanë pasur mundësinë të shkelin e provojnë Evropën; tani këtë gjë do mund ta bëjnë lirisht të gjithë, e prandaj ky është një moment i gëzuar për çdo shqiptar, që kam besimin, se do të dijë të shfrytëzojë hapësirat që i sjell lëvizja e lirë, në respekt edhe të të gjitha detyrimeve që ajo mbart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here