Home Politike Dosja “Gjika” kalon ne kompetence te gjykates se Tiranes

Dosja “Gjika” kalon ne kompetence te gjykates se Tiranes

433
0

shpetim gjikaGjykimi i kreut të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, nën akuzë për shpërdorim detyre transferohet në kryeqytet. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Vlorës për të transferuar gjykimin drejt Gjykatës së Tiranës.

Për ditën e nesërme është parashikuar seanca e radhës ndaj të pandehurit Gjika në Vlorë, ku pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë pritet që Gjykata e Vlorës të shpallë moskopetencë në gjykimin e çështjes, duke i hapur rrugë tranferimit gjyqësor drejt Tiranës.

Gjika akuzohet “për shpërdorim detyre” në dhënien e tre lejeve ndërtimi në qytetin e Vlorës, ku një ndër to i përket kompleksit “Jon”, i cili u shemb disa ditë më parë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Vetë Gjika ka deklaruar në media se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, qoftë dhe në Strasburg, dhe sipas tij gjykimi në Vlorë nuk cënohej nga askush, pavarësisht postit publik që ai mban.

Previous articleGruaja dhunon burin ne sy te femijeve.
Next articleRama: Ja si ndikon paketa e re fiskale ne “xhepat” e qytetareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here