Home Aktualitet Gruaja dhunon burin ne sy te femijeve.

Gruaja dhunon burin ne sy te femijeve.

616
0

laciNjë 32-vjeçare nga Kurbini është arrestuar, pasi ka plagosur bashkëshortin me mjete të forta në sy të fëmijëve. 40-vjeçari Kastriot Legisi ka përfunduar me kokë të çarë në spitalin e Laçit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “Sanxhak” të qytetit të Laçit. Gjatë marrjes në pyetje, Luljeta Legisi, e cila akuzohet për “Dhunë në familje”, ka deklaruar se nuk e ka dhunuar babain e dy fëmijëve të saj.

Paraditen e djeshme, Kastriot Legisi ka shkuar i përgjakur në Komisariatin e Policisë së Laçit, ku ka denoncuar gruan e tij. Ai ka pohuar para bluve se bashkëshortja ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike ndaj tij. Mësohet se 40-vjeçari ka treguar me detaje se si u masakrua me mjete të forta nga e shoqja. “Luljeta erdhi nga puna në shtëpi rreth orës 9:00. Ajo punon si kameriere në një lokal të Sanxhakut. Sapo hyri në banesë ajo nisi të më godiste me mjete të forta. Ndërkohë, më kërkonte llogari se pse kisha shkuar tek prindërit e saj në fshatin Adriatik dhe isha ankuar se ajo nuk më pyeste për asgjë dhe më dhunonte. Gruaja ime ishte indinjuar se i ati e kishte marrë në telefon dhe i kishte bërtitur se nuk sillej mirë. E ndërsa më shante, ajo vazhdonte të më godiste në trup dhe në kokë. Nuk pata kohë as të vishja këpucët. Kështu i gjakosur mbërrita në polici”, – është shprehur Legisi. Gjithashtu, 40-vjeçari ka thënë në polici se edhe para 6 muajsh, Luljeta e ka goditur me thikë në shpatull. “Ajo ma nguli tehun e thikës deri në kockë dhe nuk u ankova, pasi më vinte keq për fëmijët, të cilët që të dy janë të vegjël. Ka 6 muaj që nuk fle në një krevat me të. Luljeta mbante një thikë në çantë, të cilën natën e vendoste poshtë jastëkut. Ajo më thoshte se nëse i afrohesha krevatit do më godiste. Kam kohë që kam kontradikta me time shoqe. Nuk kam mundur dot të gjej zgjidhje, ndaj erdha ta denoncoj”, – është shprehur Kastriot Legisi.

Pas denoncimit të babait të dy fëmijëve, blutë prangosën Luljeta Legisin. 32-vjeçarja ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi të shoqin. “Unë nuk kam ngritur asnjëherë dorë ndaj burrit tim. Edhe sot (dje) nuk e kam goditur atë me mjete të forta”, – ka thënë gruaja. Ajo ka sqaruar se “bashkëshorti nuk ka një punë stabël. Ai punon me raste, ku t’i dalë puna, ndërsa unë punoj si kameriere në lokal dhe mbaj familjen”, – ka thënë gruaja në polici. Nga ana tjetër, burime pranë grupit hetimor pohuan se nëpërmjet përdorimit të metodave speciale kanë vërtetuar dhunën e ushtruar nga 32-vjeçarja ndaj bashkëshortit të saj. Sipas hetuesve të çështjes, edhe fëmijët e mitur të çiftit Legisi gjatë marrjes në pyetje në prani të psikologëve kanë konfirmuar për dhunën që ushtronte nëna mbi babain e tyre. Luljeta Legisi është dërguar në qeli, ndërsa pritet që Gjykata të vendosë masën e sigurisë ndaj saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here