Home Shendetesi Vlerat e peshkut dhe semundjet qe trajtohen duke u ushqyer me te

Vlerat e peshkut dhe semundjet qe trajtohen duke u ushqyer me te

1431
0

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar më ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës. Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.

Vlerat ushqyese të peshkut

Peshku është një ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet. Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë.
Peshku
Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, çmendjen, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).
Proteinat e vitaminat
Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të larte. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh.
Ilaçi i shumë sëmundjeve
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here