Home Aktualitet Prifti: Jam bere pishman per nxjerrjen e videos

Prifti: Jam bere pishman per nxjerrjen e videos

567
0

Dritan Prifti deklaroi dje, gjatë një interviste televizive se është bërë “pishman” për publikimin e videos. Në emisionin “Debat”, të gazetarit Alfred Peza, Prifti rrëfen se me Ilir Metën edhe mund të bashkëpunojë në një llogore, por jo pjesë e një formacioni politik.

“Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjëlloj pishmanlliku, tani kam sepse nuk ndodhi asgjë. Vendimi i Gjykates është i pakontestueshëm. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë nuk pata asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit, nuk pata asnjë koment, pasi nuk ke çfarë thua për një vendim të tillë”.

“Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij”, u shpreh me tej Prifti.

Me tej, ish-ministri i energjititikes tregon arsyet pse publikoi videot qe sipas tij ishin personale.
“Është histori e gjatë për t’i shpjeguar të gjitha arsyet. Por, për vetë arsyet personale të një miqësie të tradhtuar dhe të thyer, të një largimi: Çohu ti nga kjo karrige të ulem unë. Me padurim priste ditën që unë të shkarkohesha, që unë do të varrosja gjyshen, që më vdiq atë ditë për të bërë mbledhjen e Kryesisë. Për shumë histori që vërtiteshin rreth mënyrës së largimit unë kisha një problem të krijuar personal. Por, arsyeja kryesore e publikimit ishte se unë dola në opozitë dhe si çdo opozitar mendova të kontribuoj për të ndihmuar opozitën për të rrëzuar qeverinë. Më mjaftoi një vit në qeveri për t’u kuptuar se çfarë qeverie kishim. Disa nga gjërat që unë kam bërë dhe kam thënë kanë sjellë burgosje njerëzish, zhdukje personash, lloj-lloj historish. Por, arsyeja kryesore ishte bërja e drejtësisë dhe ndihmë opozitës për të përmbysur një qeveri që për mua nuk e meriton të qëndronte më në këmbë në Shqipëri, për arsye politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here