Home Ekonomi Cmimi i naftes peson renie, bie nen 170- leke per liter

Cmimi i naftes peson renie, bie nen 170- leke per liter

118
0

cache-210-166-strict-192497_1Çmimi i naftës ka shënuar rënie ditët e fundit me 6-7 lekë për litër, për të dytën herë që nga fundi i muajit gusht. Në pikat e tregtimit më pakicë të Kastratit, operatori më i madh i naftës në vend nga qarkullimi vjetor, një litër naftë tregtohet me 167 lekë për litër, nga 174 lekë që tregtohej më parë. Ndërsa benzina ka zbritur nga 176 lekë në 168 lekë për litër.

Tek operatorët e tjera nafta ishte ulur më parë në rreth 170 lekë për litër, por pritet një reduktim tjetër, në ndjekje të kompanisë kryesore në treg.Rënia e qëndrueshme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje.

Pasi u rrit vazhdimisht gjatë pjesës së parë të këtij viti, për të arritur në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër, nafta shënoi për herë të parë rënie në fund të muajit gusht, me 10 lekë për litër.

Në bursat ndërkombëtare, nafta referencë europiane, Brent, tregtohet me 49 dollarë për fuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here