E pakënaqur me shërbim, Heather Cho, vajza e pronarit të linjës ajrore të Koresë së Jugut, “Air Korea”, ndaloi aeroplanin para fluturimit.
Heather Cho, një nga udhëheqëset e kompanisë së Koresë të Jugut që e drejton familja e saj, ka këmbëngulur që të zëvendësohet shefi i stjuardesave disa minuta para fluturimit nga New Yorku në Seul, në momentin kur aeroplani tashmë gjendej në pistë.
Arsyeja për pakënaqësinë e saj ishin arrat australiane që i ishin shërbyer me pije, edhe pse nuk i kërkoi, për t’i bërë gjërat edhe më keq, kanë qenë në qese dhe jo në pjatë. Heather i kerkon stjuartid manualin e sherbimit te arrave dh ei nuk po e gjente. Kjo e ka ndezur me tej situaten dhe Cho nuk eshte permbajtur me dhe ka kerkuar menjehere te zbritej nga avioni ky stjuard.
Aeroplani u detyrua të kthehej në terminal për ta lënë shefin e kabinës, ndërsa më pas i është dhënë leja për të fluturuar për në destinacionin e planifikuar, ku mbërriti 11 minuta me vonesë.

Cho rrezikon te denohet me 10 vite burg per ndalimin e avionit