Home Aktualitet Librazhd, policia: Femija mund ta kete gelltitur tullumbacen ne shtepi

Librazhd, policia: Femija mund ta kete gelltitur tullumbacen ne shtepi

648
0

librazhdVdekja e foshnjës 11-muajshe në çerdhen shtetërore në Librazhdit është përcaktuar aksidentale, teksa vogëlushja ka gëlltitur një copë tullumbace, çka i ka shkaktuar asaj askifksim.

Por nga hetimet ka rezultuar se në çerdhe nuk është gjetur asnjë mjet plastik me të cilin mund të jetë mbytur vajza 11-muajshe. Nga dëshmitë e marra vogëlushja ka mbërritur me të vjella dhe temperaturë në çerdhe, çka shton dyshimin se vogëlushja ta ketë gëlltitur copën e tullumbaces edhe në shtëpi. Në këto kushte, Drejtoria e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit ka dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale për edukatoret dhe drejtoreshën e çerdhes.

Pasi kanë parë gjendjen e rënduar të foshnjes 11-muajshe, edukatoret kanë njoftuar prindërit dhe bashkë me këta të fundit e kanë dërguar në konsultore e më pas në spital.

Drejtori i Spitalit Kujtim Albrahimi deklaroi se nuk ka pasur asnjë mundësi për ta mbajtur foshnjen në jetë, pasi vogëlushja mbërriti në spital në gjendje mjaft të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here