Home Aktualitet Tronditet peshengritja, Godelli dhe Pulaku, pozitiv ne anti-doping

Tronditet peshengritja, Godelli dhe Pulaku, pozitiv ne anti-doping

682
0

godelli-kampionDitë të zeza për peshëngritjen shqiptare. Pas kampiones Romela Begaj tashmë dy peshëngritës të tjerë shqiptarë kanë rezultuar pozitiv në testin anti-doping duke u pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv. Bëhet fjalë për kampionin e Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, Daniel Godelli dhe kamionin e Europës për të rinjtë Hysen Pulaku.

Rezultatet e anlizave të para të kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut konstatojnë prani të substancës së ndaluar stanozolol tek kampioni 22-vjeçar nga Peqini Daniel Godelli dhe Pulaku, peshëngritësin që u radhit i 10-i në peshën 85 kilogramë në dy garësh në kampionatin e Kazakistanit. Ishte pikërisht ky kampionat që i dha kupën e fitores Godellit me dy medalje ari dhe një argjendi, duke u shpallur kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

Godelli per Shqiptarja.com: I habitur, askush s’me njoftoi per rezultatet
Në një prononcim telefonik për Shqiptarja.com, kampioni Godelli thotë se është i habitur nga ky lajm dhe se është njohur me rezultatet e anlizave vetëm përmes mediave. Ai shton se nuk është lajmëruar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, apo qoftë edhe nga Federata jonë. Sipas rregullores, peshëngritësit njihen me rezultatet e testit “anti-doping” pas 21 ditësh, ndërkohë që ky afat ka kaluar nga koha kur Godelli u shpall kampion bote në Kazakistan më 12 Nëntor.

Pulaku, kampion Europe në Qipro, në Kazakistan u radhit i 10-i
Hysen Pulaku ngriti flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit në Europë, kur më 27 nëntor u shpall kampion i Europës për të rinjtë në stilin e shtytje në peshën 85 kilogramë, ndërsa në shkëputje dhe dy garësh mori medalje argjendi, nën kampion.

Peshëngritësi nga Elbasani ngriti 203 kg në shtytje në kategorinë 85 kg duke fituar vendin e parë, 3 kg më shumë në krahasim me provën në Botërorin e Kazakistanit. Testi i “anti-dopingut” ka rezultuar pozitiv pikërisht për pjesëmarrjen e tij në kampionatin e Kazakistanit.

Më herët Pulaku ka rezultuar pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës, ku u dënua dy vjet.

Por cfarë ndodh pas rezultateve paraprake të testit anti-doping?
Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes është vetëm për pezullimin e përkohshëm të kampionëve dhe jo përjashtimin e tyre. Sipas rregullores, palës mbi të cilën janë ngritur pretendime për prani të substancave të ndaluar, i jepet e drejta e ankimimit dhe e kryerjes së anlizës B, për t’u vërtetuar në këtë mënyrë nëse janë shkelur vërtetë rregullat.

Nje jave me pare u perjashtua Begaj, pozitive ne testin “anti-doping”
Rreth një javë më parë peshëngritja shqitpare do të tronditej nga një tjetër skandal. Kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputetjes, Romela Begaj, rezultoi me prani të stanozololit, e njëjta substancë e ndaluar që është kosntatuar edhe tek kampionët Godelli e Pulaku. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes pezulloi përkohësisht Begajn, ndërsa peshëngritësja shqiptare me sigurinë se është e pastër, ankimoi këtë vendim dhe i është nënshtruar analizës B, testi final i cili sipas saj do të vërtetojë pastërtinë nga substancat e ndaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e anti-dopingut.

Shqiptarja Begaj trimfoi në botërorin e Peshëngritjes në Kazakistan në sitlin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here